Profesor Hazir Gashi është një profesionist i njohur në Kosovë dhe me një përvojë shumëvjeçare në fushat e trajnimeve kompjuterike, menaxhimit dhe hulumtimit. Ai ka dhënë një kontribut të shumanshëm. Ka organizuar trajnime për mbi 4000 kandidatë, është angazhuar në projekte për digjitalizimin e shërbimeve publike, ka një përvojë të gjatë si këshilltar dhe trajner në fushën e biznesit si dhe ka shërbyer si udhëheqës në institucione akademike.

Për më tepër, profesor Hazir Gashi ka ndjekur një rrugë të suksesshme në menaxhimin e ndërmarrjeve private dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në hulumtime dhe zhvillime të projekteve.
Me marrëveshjen e fundit të arritur mes “GashiComp” dhe “Learning.com”, ai synon të ofrojë praktika të reja amerikane për mësimin digjital edhe në Kosovë.

Regjistrimet tashmë kanë filluar, ndërsa trajnimet fillojnë nga data 1 Shkurt 2024.
Nxitoni, sepse vendet janë të limituara! Është momenti të bëni më të mirën për fëmijët tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.